back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeSi nëpër filma, katër të panjohur i dalin në pritë dhe e...

Si nëpër filma, katër të panjohur i dalin në pritë dhe e gjuajnë me armë

Të ngjajshme

Aktorja e njohur sfidon ligjin, var reçipetat në tabelën e Hollywood-it

Aktorja e njohur, Sydney Sweeney, mund të përballet me...

Përkujtimi i Holokaustit në Kosovë, Kurti: I rikujtomë ngjarjet që ato mos të përsëriten

Në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, kryeministri në detyrë,...

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka arrestuar sot një...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Junik.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë, në orën 22:45 në Junik, ka ndodhur një vrasje në tentativë.

Sipas njoftimit, viktima ka raportuar në Policinë e Kosovës se katër persona të armatosur kanë dalë prej një veture me targa vendore dhe dy prej të dyshuarve me armë kanë shtënë në drejtim të tij, shkruan Lajmi.net.

Ndërkaq, njëri prej të dyshuarve me çekan e ka goditur viktimën disa herë.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore në dorë, këmbë dhe shpinë”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes njësitë policore gjatë ekzaminimit kanë gjetur 11 gëzhoja të armës (revole) kalibri 9 mm dhe katër gëzhoja të armës AK-47.

Nuk dihet motivi i rastit, të dyshuarit për viktimën janë persona të panjohur.

Viktima pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman të mëtutjeshëm.

Të Fundit

Sport

ShowBiz