back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKryetari i Komisionit për Demarkacion kërkon që të mos ndërtohen stane të...

Kryetari i Komisionit për Demarkacion kërkon që të mos ndërtohen stane të reja në vijë kufitare

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, Shpejtim Bulliqi, ka kërkuar që të ndalohen aktivitetet për ndërtimin e staneve të reja nga ana e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë.

“Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit këto ditë, ka vizituar zonën kufitare Kosovë – Mali i Zi, në pjesën e Ishtedimit dhe ka parë nga afër zhvillimet në terren”, ka shkruar Bulliqi në faqen e tij në Facebook.

“Duke analizuar zhvillimet dhe vijën kufitare, Komisoni apelon që të mos ndërmerren aktivitete për ndërtim të staneve të reja nga ana e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë, dhe njëkohësisht të ndërpriten edhe aktivitetet për rrënimin e të njëjtave nga autoritetet e Malit të Zi, ngase bëhet fjalë për zonë kufitare dhe të drejtat sendore ndërkufitare do të definohen me Marrëveshjen Ndërshtetërore për Kufi”

Tutje ai ka kërkuar përmbajtje nga rastet sikur ai i Ishtedimit ku disa persona kishin ndërtuar stane pa leje, të cilat më vonë shteti i Malit të Zi i rrëzoi.

“Ndryshimi i gjendjes faktike në terren, nuk i kontribuon punës së Komisionit në përgjithësi, e Trupës punuese në veçanti, andaj është tepër e nevojshme përmbajtja nga veprimet e njëanshme jo vetëm në Ishtedim, por në të gjithë brezin kufitar në përgjithësi”, ka shtuar Bulliqi i cili ka qenë kundërshtar i ashpër i demarkacionit ku Kosova do të humbiste 8 mijë hektarë tokë.

Ndryshe, Bulliqi kaloi nga LDK’ja në Lëvizjen Vetëvendosje dhe ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit nga ky subjekt./Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz