Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt ka kërkuar falje pas gjestit të djeshëm ndaj banorëve të Astirit në Tiranë .
Video ku ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchard, i tregonte gishtin e mesëm disa personave të cilët thërritën “shame on you” – “turp t’ju vijë”, u përhap në internet.
Teksa kalonte pranë protestuesve te Drejtoria e Policisë, ai shfaqet duke ngritur gishtin e mesëm në drejtim të tyre, një gjest që ka sjellë reagime të shumta.