Sunday, July 20, 2025
BallinaShowBizE çuajti ‘pevaçicë’, por ja si i përgjigjet Adelina fansit të saj

E çuajti ‘pevaçicë’, por ja si i përgjigjet Adelina fansit të saj

Të ngjajshme

Vajza katërvjeçare në Gaza vdes nga uria

Razan Abu Zaher, katërvjeçare, hoqi dorë nga lufta për...

Vesa Smolica ndez rrjetin, shfaqet më ‘hot’ se kurrë

Këngëtarja Vesa Smolica po shfaqet mjaftë provokuese. Nga pushimet, ajo...

Trupin bombë, Tuna mahnit nga jahti luksoz

Këngëtarja shqiptare Tuna Sejdiu, ka publikuar disa imazhe tejet...

Adelina Ismaili i përgjigjet ashpër fansit.

Këngëtarja Adelina Ismaili, që njihet për bindjet e saj politike, i është përgjigjur një lexuesi rreth përkrahjes që ajo i bën Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Një lexues ka thënë se niveli për LDK’në ka rënë nga akademikët të këngëtarja, e për këtë ka përdorur shprehje serbe “pevaçicë”.

Ndërkaq Adelina Ismaili i ka replikuar duke thënë se ajo e ka përkrahur gjithmonë LDK’në dhe Ibrahim Rugovën, madje edhe atëherë kur janë vrarë aktivistët e saj.

“Ata akademike dhe profesore te cilet po i permend, me kane pergezuar e çmuar lart për çdo arritje time muzikore dhe më së shumti për përkrahjen time që i kam dhënë Rugoves edhe kurr varrosnim aktiviste të LDKse. Unë jam dhe mbetem nga te rrallat qe kam shuuuuumë kredibilitet moral e profesional me iu drejtu votuesit te LDKse e mi tregu ke me votu. Prej se kam hy ne LDK me keni quajt “pevaqice” , si duket malli per pevaqicat ju bente te mos shihni qe vetem Adelina ka arrit ne vitet 90 me iu largu nga trendi i kafehoneve te muzikes serbisht. Mu, le t’me vleresojne ata qe po me vleresojne qe 34 vite, besom nuk jam keq. Ti, qu voto Vjosen se shkau ka shku e nuk kthehet mo. As pevaqicat nuk kthehen, besom..”, ka shkruar Adelina.

- Advertisement -

Të Fundit