BallinaLajmeSingapori do ta ndalojë reklamimin e pijeve me sheqer

Singapori do ta ndalojë reklamimin e pijeve me sheqer

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Singapori do të bëhet vendi i parë në botë që do ta ndalojë reklamimin e pijeve të pashëndetshme, të cilat përmbajnë shumë sheqer.  Vendimi është pjesë e fushatës kundër sëmundjes së diabetit.

Ky ndalim do të vlejë për pijet më të pashëndetshme dhe do t’i përfshijë të gjitha mediet, përfshirë mediet e shtypura, televizionet dhe platformat e internetit. Kështu tha Edwin Tong, zyrtar i lartë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ai than ë një konferencë për gazetarë se vendimi është marrë pas diskutimeve publike në formën e një sondazhi.

Pijet joalkoolike, lëngjet, pijet e qumështit dhe kosit dhe kafeja do të preken nga ligji i ri, njoftoi kjo ministri.

Ministria gjithashtu tha se do të vazhdojë të marrë të dhëna dhe vlerësime nga konsumatorët dhe prodhuesit gjatë muajve të ardhshëm para se të japë hollësi të tjera të zbatimit të ligjit të ri vitin e ardhshëm.

Përpos ndalimit të reklamimit, prodhuesit do të jenë të detyruar t’i paraqesin të dhënat për përmbajtjen e pijeve në ambalazh me ngjyrë të veçantë, shkruan “CNN”, transmeton 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz