back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmePDK e Ferizajit me 3 deputetë në Kuvend

PDK e Ferizajit me 3 deputetë në Kuvend

Të ngjajshme

Në zgjedhjet e 6 tetorit, tre kandidatë për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës, sipas të gjitha gjasave kanë marrë mbi 7500 vota për të siguarar një ulëse në Kuvend, shkruan Gazeta Metro.

Elmi Reciqa, Bajrush Xhemajli dhe Gazemnd Bytyqi janë tre deputetët nga Ferizaj që do të përfaqësojnë qytetarët në parlamentin kosovar, pasi të formohet qeveria e re.

Reçica vetëm në qytetin e Ferizajit ka marrë afro 8 mijë vota nga votuesit e PDK’së, Xhemajli 5608 vota,  ndërsa Gazemnd Bytyqi tregoi për Gazetën Metro se në Ferizaj  kam marre 6500 vota, ndersa në nivel vendi mbi 8500, por theksoi se nuk ka ende ndonjë shifër të saktë.


Në foto të gjithë kandidatët nga ky qytet: Gazmend Bytyqi, Bajrush Xhemajli, Elmi Reçica, Mexhide Mjaku- Topalli, dhe Mustafa Grainca

Kujtojmë, që më i votuari në kë Komunë edhe lideri i kësaj partie, Kadri Veseli  i cili ka marrë gjithsej 10082 vota. Përveç Reçicës, Xhemjalit dhe Bytyqit në garë ishin edhe Mexhide Mjaku- Topalli, dhe Mustafa Grainca, të cilët nuk e kanë kaluar pragun.

Sipas rezultatit aktual preliminar të zgjedhjeve, PDK’së pritet t’i takojnë 24 deputetë, por rinumërimi i votave në disa vendvotime, votat me kusht dhe ato të diasporës mund të ndryshojnë radhitjen me vota të tre kandidatëve të tjerë që janë në pritje për t’u bërë deputetë./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz