BallinaDrenica +Drenica KulturëProfesorët e shkollës profesionale "Qendra e Kompetencës" Skenderaj, model i sistemit të...

Profesorët e shkollës profesionale “Qendra e Kompetencës” Skenderaj, model i sistemit të mësimdhënies bashkëkohore, ata së bashku me profesorë gjerman po trajnojnë profesorët e shkollave të Kosovës (FOTO)

Profesorët e shkollës së mesme profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj, së bashku me profesorë gjerman, janë duke mbajtur trajnime për profesorët e shkollave të mesme profesionale të Kosovës, shkruan Drenica Press.

E gjithë kjo është arritur, pasi profesorët e shkollës profesionale Qendra e Kompetencës së Skenderajt, kanë ndjekur trajnime të formave më të reja të mësimdhënies në Gjermani.

Më këtë rast profesorët nga Gjermania u shprehen të ngazëllyer me kapacitetin e profesorëve nga kjo shkollë, duke i vlerësuar në hap me kohën me sistemin e arsimit profesional në Gjermani.

Për të përcjellur këtë trajnim që po bëjnë profesorët gjerman së bashku me profesorët e shkollës profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj për profesorët e shkollave të mesme profesionale të Kosovës, prezent në këtë ngjarje ishin: drejtoresha e Agjencionit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional znj. Fikrije Zymberi, drejtori i DKA-së në Skenderaj, Bekim Latifi, përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit, Valbona Mjeku dhe Konsulli i  Konsulatës së Kosovës në Stuttgart, Besnik Miftaraj, i cili dha një kontribut të veçantë në këtë projekt, përcjellë Drenica Press.

Ndër të tjera ata thanë se “Pas disa trajnimeve të organizuara nga Ish Akademia e Landit Baden-Württemberg (BW) tash ZSL-Zentrum für Schulqualität und Lehrerbildung (Qendra për kualifikim të mësimdhënësve dhe për cilësi arsimore) me seli në Esslingen dhe Qendrës së Kompetencës në Skenderaj të  mbështetur edhe nga MASHT-I, AAAPAR-ja  dhe Konsulata e Kosovës në Stuttgart, me qëllim të njoftimit të mësimdhënësve për metoda të reja në fushën e didaktikës dhe të certifikimit të mësimdhënësve nga QK në Skenderaj si Multiplikatorë (Trajnerë).

Gjatë këtyre trajnimeve është arritur që mësimdhënësit  nga QK në Skenderaj të aftësohen në rolin e Multiplikatorëve. Tani në trajnimin e katërt me radhë që është organizuar nga ky bashkëpunim ishin të pranishëm përfaqesues nga MASHT-, AAAPAR, DKA Skenderaj, Konsulatës së Kosovës në Stuttgart  dhe mësimdhënës të shkollave profesionale të komunave të ndryshmë të Kosovës në rastin e hapjes.

Trajnimi është mbajtur nga mësimdhënësit e Qendra e Kompetencës në Skenderaj, në cilësinë e Multiplikatorëve nën asistimin e ekspertëve nga ZSL-Esslingen  për kolegët e tyre mësimdhënës nga shtatë shkolla profesionale të komunave të ndryshme të Kosovës me temën “Krijimi I mësimit të afërt me vendin e punës në drejtimin e teknikut ndërtimor”. Me rastin e mbajtjes së këtij trajnimi është arritur që mësimdhënësit nga Kosova të njoftohen për forma më atraktive të të mësuarit dhe në të cilat aktivizimi I nxënësve do të jetë më I madh e jot ë organizohet mësimi në formen klasike ku nxënësit ishin shumë pak të aktivizuar gjatë orës mësimore./DRENICA PRESS/

 

 

- Advertisement -