BallinaLajmeOSMANI: DERI TASH S’KA ASGJË KONKRETE, ME VV-NË KA VETËM MARRËVESHJE PËR...

OSMANI: DERI TASH S’KA ASGJË KONKRETE, ME VV-NË KA VETËM MARRËVESHJE PËR TË NEGOCIUAR

Të ngjajshme

Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pranishëm

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se...

Arrestohet i mituri në Drenas për shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë...

“Po e zgjedhim sot karate” – mesazhi i deputetit të VV-së gjatë seancës për Presidentin ngjall reagime

Deputetu i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi është fotografuar gjatë...

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila sot parimisht u dakordua me Albin Kurtin nga Lëvizja Vetëvendosje për të shkuar në koalicion që do ta përbënin qeverinë e ardhshme, ka thënë se megjithatë janë në pritje të numërimit të votave të mbetura dhe të kuptohet përfundimisht gjithçka mes tyre.

“Kemi pritur të jemi shumë më përpara, por tash duhet të presim rezultatin final dhe të dihet ku janë këto dy parti”, tha ajo në Rubikon, shkruan Insajderi.

Sipas Osmanit, që ishte kandidate për kryeministre nga LDK-ja, tha se pas numërimit të të gjitha votave “do të përpiqemi të arrijmë një marrëveshje me Vetëvendosjen”.

Osmani ka folur për takimin e sotëm që zhvilloi me Kurtin por thotë se s’ka asgjë konkrete dhe me VV-në kanë arritur vetëm marrëveshje për të negociuar.

“U morëm vesh të tentojmë të arrijmë një marrëveshje, gjatë këtij takimi të dy palët treguam vullnet të mirë për të bashkëqeverisur e për të negociuar. Por, asgjë s’kemi arritur deri tash. Kemi arritur vetëm marrëveshje për të negociuar”, tha ajo.

Kandidatja për kryeministre e LDK-së, tha se “s’shohim partner tjetër bashkëqeverisës”.

“Nëse nuk arrijmë assesi mes nesh, normalisht që opozita është opsion. Nga ana tjerë ka vullnet të plotë të arrihet një marrëveshje por s’mund të them cili është rezultati përfundimtar sepse është herët dhe po presim edhe rezultatet përfundimtare”, tha ajo.

Për momentin, tha ajo, ka vullnet të mirë për bashkëqeverisje. Shprehet optimiste që gjatë rrugës mos të prishet asgjë, por thotë se VV-ja “duhet ta dijë se kur të ulemi për të biseduar të ulemi si të barabarta”.

Osmani thotë se nuk mund të shkojnë në bashkëqeverisje nëse kanë ide të kundërta mes vete.

“S’mund t’i kemi dy qeveri paralele. Ne synojmë ta bëjmë qeverinë sa më shpejtë, por mos të ketë iluzione se kjo është diçka e thjeshtë”, tha ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz