back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeKy është 27-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pas përplasjes me autobus në...

Ky është 27-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pas përplasjes me autobus në Prishtinë

Të ngjajshme

Gjini për Kurtin: I pandershëm, jo fisnik e as burrështetas

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Alenacës...

Heshtje në ”San Siro”, Pisa barazon rezultatin ndaj Milanit (VIDEO)

Pisa ka arritur të barazoj rezultatin ndaj Milanit. Ishte Juan...

“Lumiri më pyeti a mundemi me fitu”, Tahiri flet për koalicionin me LVV-në në Vushtrri

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK-ja, Xhafer Tahiri...

Dje rreth orës 15:00, në rrugën “Shkëlzen Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka humbur jetën një person.

Mësohet se 27-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në aksident është Ruzhi Muhamedi.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, vetura e tipit “Golf” dhe një autobus i tipit Mercedes.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur kur i ndjeri kishte dalë me veturën e tij “Golf” nga shtëpia e tij në rrugë kryesore dhe ishte goditur nga autobusi.

Siç bën të ditur policia, si pasojë e këtij aksidenti është lënduar ngasësi i veturës, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti rreth orë 18:00 në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën:

“R. M. 27 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, (drejtuesi i veturës Golf), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë aksident drejtuesit të autobusit, me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion. /lajmi/

Lexo edhe: Pamje të frikshme nga aksidenti i djeshëm mes “Golf 2” dhe autobusit urban

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz