back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeHumb jetën tragjikisht në një aksident trafiku

Humb jetën tragjikisht në një aksident trafiku

Të ngjajshme

Ky është personi që dyshohet se vrau një person në Llapashticë

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në Llapashticë...

27 vjet i burgosur për vrasjen që nuk e kreu

Amerikani Brian Hooper u lirua të enjten nga një...

Mozzik e Lotina të lumtur krahë njëri-tjetrit, publikojnë foto nga pushimet

Lotina Haziri dhe reperi i njohur Mozzik vazhdojnë të...

Dje rreth orës 15:00, në rrugën “Shkelzen Haradinaj” në Prishtinë,  ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka humbur jetën një person.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, vetura e tipit  “Golf ” dhe një autobus i tipit “Mercedes”.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar ngasësi i veturës, i cili  nuk ka arritur të përballonte plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe ai, rreth orës 18:00, në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën:

R. M. 27 vjeç, mashkull, shtetas kosovar ( drejtues i veturës “Golf”), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ekipi mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë aksident drejtuesit  të autobusit,  me urdhër të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48- orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Gjatë nëntë muajve të këtij viti, në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur  4.826 aksidente trafiku prej tyre:

 

 

•             24 Aksidente trafiku me pasoja fatale – 25 persona

•             1.484 Aksidente trafiku me të lënduar – 2.792 persona të lënduar

•             3.318 Aksidente trafiku me dëme materiale.

Andaj, duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafiku, veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale  dhe të personave të lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugor, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të aksidenteve, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz