back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaLajmeNjësia Speciale e Kosovës nuk e lejon të futet në Veri ekipin...

Njësia Speciale e Kosovës nuk e lejon të futet në Veri ekipin nga Serbia, Crvena Zvezdën

Të ngjajshme

Kristian Prenga fantastik në ring, boksieri mposht amerikanin për 30 sekonda

Kristian Prenga ka shkëlqyer në ndeshjen e tij të...

Digjet një veturë në rrugën Prishtinë-Lipjan, policia në vendin e ngjarjes

Një veturë është përfshirë nga zjarri para pak minutash...

Rikja trupin si peshk, në Maldive e bën shumë nxehtë

Rike Roçi ka disa ditë që gjendet në vendin...

Më në fund, vjen lajmi i shumëpritur nga Bardhi

Këngëtari shqiptar, Bardhi, më në fund dha lajmin që...

Një tjetër dramë ka ndodhur qysh herët sot në Jarinje, Njësia Speciale e Kosovës nuk e ka lejuar kalimin në territorin e Kosovës ekipit nga Serbia, Crvena Zvezda, raporton Gazeta Metro.

Metro ka mësuar nga vendi i ngjarjes se Njësia Speciale ia ka pamundësuar kalimin në territorin e Kosovës ekipit serbë në Jarinje.

Crvena Zvezda e cila po po planifikonte të luante ndeshjen e raundit të 1/16 në kuadër të Kupës së Serbisë kundër Trepçës ilegale në Zveçan, nuk do të lejohet të bën një gjë të tillë nga autoritet kosovare.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic, duke u bërë se kinse nuk ka ndonjë informacion në lidhje me lojën

“Unë nuk kam ende asnjë informacion zyrtar në lidhje me lojën. Ne me siguri do të brohorasim për tonën, për klubin më të mirë, për Serbinë tonë,” tha Rakic.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut të Mitrovicës, Branislav Radovic, ku ka konfirmuar se ekipi i Crvena Zvezdës nuk është lejuar të futet në Kosovë.

Kujtojmë se FFK’ja kërkoi nga FIFA që të pengojë zhvillimin e kësaj ndeshjeje, por ajo befasoi me përgjigjen e saj duke lejuar një gjë të tillë të ndodhte. Mirëpo FFK tregoi qysh herët se do të përdor të gjitha mekanizmat që kjo lojë të mos zhvillohet dhe duket se ja ka arritur qëllimin.

Ndalimin dhe pamundësinë e zhvillimit të kësaj ndeshje ndërmjet ‘FC Trepce dhe FC Red Star’, konfirmoi drejtori i  i klubit serb në Kosovë ‘Trepça’, Bojan Jaksic.

Metro do t’ju mbajë të informuar lidhje me këtë ngjarje që po ndodhë në veri të Kosovës./gazetametro.net

LEXO EDHE: Momenti kur Njësia Speciale e Kosovës nuk e lejon të kalojë Crvena Zvezdën në Jarinjë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz