back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeIsa Mustafa bashkë me Vjosën do ta takojnë Albin Kurtin

Isa Mustafa bashkë me Vjosën do ta takojnë Albin Kurtin

Të ngjajshme

Amir Rrahmani rikthehet në Napoli, e humb ndeshjen ndaj Suedisë dhe Manchester Cityt

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani pritet të...

Barcelona pret miratimin e UEFA-s për ndeshjen historike në SHBA

Barcelona do të marrë një përgjigje nga UEFA lidhur...

Vrasja në Podujevë: Viktima është nga fshati Gllamnik

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në Llapashticë...

Mbyllet pjesa e parë mes Serbisë dhe Finlandës, këto janë statistikat e Maxhunit

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjes mes Serbisë...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se bashkë me kandidaten e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmanin, këto ditë do të takohen me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të biseduar lidhur me mundësinë e bashkëqeverisjes.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me Kurtin “do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së”.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Qytetarë të nderuar

Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK mori përkrahje të gjerë nga qytetarët tanë. Qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq.

Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave.

Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së. IM”, ka shkruar Mustafa.

Të dielën, më 6 tetor, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Bazuar në raportimet nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtar, procesi kaloi qetë dhe ishte në harmoni me standardet demokratike.

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka procesuar 100 për qind të votave nga 2 mijë e 547 sa ishte numri i përgjithshëm i vendvotimeve.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë është Lëvizja Vetëvendosje me 25.49 për qind të votave, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind të votave, transmeton Telegrafi.

Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 21.25 për qind të votave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz