back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeSami Lushtaku: Zgjedhjet nuk na dhanë rezultatet që ne kemi pritur, PDK...

Sami Lushtaku: Zgjedhjet nuk na dhanë rezultatet që ne kemi pritur, PDK duhet reformuar

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se zgjedhjet e djeshme, nuk kanë dhënë rezultatet që ata kanë pritur.

Ai përmes një shkrimi të postuar në llogarinë Facebook, shkruan se pavarësisht kësaj, duhet respektuar vullneti i sovranit.

“Zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit të mbajtura dje, nuk kanë dhënë rezultatet që ne kemi pritur. Alternimi i pushtetit është pjesë thelbësore e demokracisë, atëhere kur sovrani vendos ndryshe dhe ne duhet plotësisht të respektojmë vullnetin e tij”, shkruan Lushtaku, përcjellë Indeksonline.

Lushtaku ka falenderuar Drenicën për mbështetjen masive që i ka dhënë PDK-së edhe në këto zgjedhje, e që ky subjekt politik duhet reformuar që të kthehet më e fuqishme se sa ka qenë.

“Dua të falënderoj qytetarët e Drenicës për mbështetjen masive plebishitare për PDK-në edhe në këto zgjedhje. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për të fituar zgjedhjet në nivel vendi. Tashmë, duhet të shikojmë nga vetja, për të përmirësuar gabimet tona, për t’u reformuar e konsoliduar, më qëllim që PDK të kthehet edhe më e fuqishme sasa ka qenë në të kaluarën.

Faleminderit të gjithë qytetarëve, anëtarëve të partisë, vullnetarëve, shtabit zgjedhor, komisionerëve e vëzhguesve, për punën dhe angazhimin e madh që kanë treguar që PDK të dalë fituese bindëse në Skenderaj dhe Drenicë.

U jam mirënjohës gjithë jetën për besimin tuaj ndaj meje dhe Partisë Demokratike të Kosovës”.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz