back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeTë shtëna armësh mes hajnit dhe pronarit të shtëpisë

Të shtëna armësh mes hajnit dhe pronarit të shtëpisë

Të ngjajshme

Lista Serbe akuzon KQZ-në për zvogëlim të përfaqësimit në komisionet zgjedhore

Lista Serbe ka lëshuar një reagim, duke akuzuar Komisionin...

Ernest Muçi zyrtarizohet te skuadra e re në Turqi

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi është bërë...

Është raportuar se në shtëpinë e një personi në Pejë, gjatë ditës së djeshme është zbuluar një person i panjohur që qëndronte afër dritares së shtëpisë, i cili me të vërejtur pronarin e shtëpisë është larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan Gazeta Metro.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pronari i shtëpisë ka vrapuar pas të dyshuarit, i cili kishte shtënë me pistoletë drejt viktimës, por duke mos pësuar ndonjë lëndim.

Ankuesi i është përgjigjur duke shtënë në drejtim të personit të dyshuar, teksa nuk raportohet për të lënduar.

Në lidhje me këtë rast janë njoftuar njësitë kompetente dhe prokurori.

Njoftimi i plotë:

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se te shtëpia e tij ka hasur në një person të panjohur afër dritares së shtëpisë  i cili me të vërejtur ankuesin fillon të largohet nga vendi i ngjarjes. Ankuesi vrapon pas të dyshuarit mirëpo i dyshuari nuk ndalet por drejton pistoletën duke shtënë në drejtim të viktimës, i cili nuk ka pësuar lëndim. I njëjti i përgjigjet duke shtënë në drejtim të personit të dyshuar por nuk raportohet për  të lënduar. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente dhe prokurori”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz