back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaShqiptareIlir Meta për zgjedhjet në Kosovë: I treguat botës se jeni shembull...

Ilir Meta për zgjedhjet në Kosovë: I treguat botës se jeni shembull i demokracisë në rajon

Të ngjajshme

Ndiheni të lodhur edhe kur nuk bëni asgjë? Ja arsyeja

Ka ditë kur zgjohesh i lodhur, edhe pse ke...

“Benita i gjuhet me dy duart” – Londrimi flet për relacionin e saj me Klodin

Trekëndëshi Benita-Klodi-Elijona ka qenë temë diskutimi sonte në prime. Një...

Pse Interi po heziton në shitjen e Luis Henriques?

Raportimet të hënën thonë se klubi i Premierligës, AFC...

Aksident i rëndë në Mamushë, polici shpëton për një ‘fije floku’

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në...

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar mbi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, duke thënë se dhanë një shembull të shkëlqyer të funksionimit të demokracisë.

Presidenti nuk nguron as të përshkruajë situatën në rajon, që sipas tij vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira.

Reagimi i Metës:

Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë.

Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbare botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!

Të dhënat momentale të KQZ-së, tregojnë se deri më tani janë numëruar 95,88% të votave në Kosovë, apo 2442 vendvotime nga 2547 sa kanë qenë gjithsej.

Rezultati i fundit tregon se Lëvizja Vetëvendosje është e para me një rezultat 25,79%, 197,966 vota. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05%, apo 192,300 vota.

Partia Dermokratike e Kosovës renditet e treta me 21,15%, apo me 162,342 vota. Në vendin e katërt renditet Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Partia Social Demokrate me 11,63%, apo me 89,287 vota.

Lexo edhe: Aleksandër Vuçiq “çmendet” nga fitorja e Albin Kurtit

Të Fundit

Sport

ShowBiz