BallinaZgjedhjetAAK tregon sa përqind të votave i kanë

AAK tregon sa përqind të votave i kanë

Besnik Tahiri nga koalicioni AAK-PSD, ka thënë se të dhënat të cilat janë bërë publike deri më tani nuk janë të sakta.

Sipas Tahirit, koalicioni i tyre ka marr 15 përqind të votave.

“Është mbi 15 përqind sipas të matjeve tona dhe në shumë komuna jemi të parët si në Pejë e kështu me radhë, mirëpo ky nuk është një rezultat që e kemi prit mirëpo votat ende nuk janë numëruar”, ka thënë Tahiri në një konferencë për media.

Ndër tjera Tahiri ka ftuar të gjithë organet tjera të merren me procesin e votimit.

“Ftojmë edhe komisionin zgjedhor e po ashtu edhe akterët tjerë që të presim rezultatin përfundimtar”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa sipas rezultateve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), koalicioni AAK-PSD ka 36.122 të votave ose 13.03 përqind.