Demokracia në Veprim përmes një konference për media pak minuta para mbylljes së vendvotimeve, kanë thënë se vërehet një numër shumë më i madh i votuesve, krahasuar me vitin 2017-të, raporton Express.
“Nga vend votimet që kanë ardh ne kemi 38% të qytetarëve që kanë shprehur vullnetin përmes votës, është një përqindje që ka ngritje sidomos në vitin 2017-të. Nga ora 17:00, deri në orën 19:00 do të ketë edhe një numër të caktuar”, u tha në këtë konferencë.
Të njejtët, kanë bërë thirrje që të votohet edhe në këto pak minuta që kanë mbetur.
“Ne ju bëjmë thirrje KQZ-së që të ju mundësojë të gjithë qytetarëve që ata që janë duke pritur të ju mundësohet të votohet secilit qytetar, secila votë është e rëndësishme. Parregullsitë kanë ndodhë, ka qenë si rezultat i afateve të shkurta, kemi pas vetëm tre ditë ku qytetarët kanë pas mundësi me ndrru vendvotimin”./Express/