back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeDo të paguhen edhe pasi të shkojnë: 400 mijë euro për 80...

Do të paguhen edhe pasi të shkojnë: 400 mijë euro për 80 e kusur zëvendësministra

Të ngjajshme

Ndiheni të lodhur edhe kur nuk bëni asgjë? Ja arsyeja

Ka ditë kur zgjohesh i lodhur, edhe pse ke...

“Benita i gjuhet me dy duart” – Londrimi flet për relacionin e saj me Klodin

Trekëndëshi Benita-Klodi-Elijona ka qenë temë diskutimi sonte në prime. Një...

Pse Interi po heziton në shitjen e Luis Henriques?

Raportimet të hënën thonë se klubi i Premierligës, AFC...

Aksident i rëndë në Mamushë, polici shpëton për një ‘fije floku’

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në...

Më shumë se 80 zëvendësministrat e qeverisë së dorëhequr do të kompensohen 70 përqind të pagës së fundit bazë, 6 muaj pas përfundimit të mandatit.

Ligji për Pagat në sektorin publik, i miratuar në shkurt, që është paraparë të hyjë në fuqi nëntë muaj pas miratimit, parasheh pagesën kalimtare edhe për zëvendësministrat.

“Zëvendësministri, i cili pas përfundimit të mandatit nuk realizon asnjë të hyrë nga buxheti i shtetit, ka të drejtën e kompensimit kalimtar prej gjashtë muajsh në vlerë të 70% të pagës bazë të fundit, në institucionin në të cilin ka bartur funksionin”, thuhet në nenin 30 të këtij ligji.

Nëse 80 zëvendësministrat do të marrin këtë kompensim të pagës, për 6 muaj pas përfundimit të mandatit, kjo do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 400 mijë euro.

Kompensimi i pagës për 6 muaj do t’u mundësohet nëse të njëjtit kanë ushtruar 6 muaj mandatin e rregullt të zëvendësministrit.

Shoqëria civile ishte shprehur kundër nenit 30 të Ligjit për Pagat në sektorin publik, por që ishte miratuar në Kuvend.

Shumica e subjekteve politike në vend kanë premtuar gjatë fushatës zgjedhore zvogëlim të numrit të ministrive dhe të zëvendësministrave.

Ndërkaq, në një analizë që e ka bërë më parë Instituti GAP, thuhet se do të kurseheshin rreth 13 milionë euro, nëse Qeveria do ta zvogëlonte numrin e ministrive nga 21 në 13.

Të Fundit

Sport

ShowBiz