back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajme19 milionë euro gjobë nëse dështon marrëveshja për ndërtimin e termocentralit “Kosova...

19 milionë euro gjobë nëse dështon marrëveshja për ndërtimin e termocentralit “Kosova e re”

Të ngjajshme

Hajduti që i vodhi orën Casillasit kapet duke e shitur atë në një dyqan

Mediat spanjolle kanë publikuar imazhet e një personi që...

​Ndërgjegjësimi për privatësinë konsiderohet të jetë në nivel jo të kënaqshëm

Ndërgjegjësimi qytetar për mbrojtjen e privatësisë është në nivel...

Dallaveret në Malishevë/ Doli: Klienti im ishte në rolin e anëtarit të Komisionit

Avokati Egzon Doli, në cilësinë e mbrojtësit të njërit...

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Kosova do të detyrohet t’ia paguajë “Contour Global”-it 19 milionë euro në rast se kjo marrëveshje dështon të ratifikohet në Kuvend. Me gjithë këtë, shoqëria civile vlerëson se për Kosovën është më mirë të ndodhë ky skenar sesa ndërtimi i termocentralit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Marrëveshja me “Contour Global”-in për ndërtimin e termocentralit “Kosova e re”, e nënshkruar më 20 dhjetor të vitit 2017, ka pak gjasa të kalojë në Kuvendin e Kosovës. Kështu kanë vlerësuar përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët në vazhdimësi e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje. Sipas tyre, nëse nuk arrihen 81 votat për ta kaluar këtë marrëveshje Kosova i detyrohet kompanisë “Contour Global” 19 milionë euro. Mirëpo ata kanë konsideruar se për Kosovën ky dëm është më i pranueshëm sesa dëmi që do të shkaktohej me ndërtimin e termocentralit.

Në anën tjetër, ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka për gazetën “Zëri” ka thënë se negociatat për ndërtimin e termocentralit janë në fazën përfundimtare. Sipas tij, ndërtimi i termocentralit “Kosova e re” pritet të nisë në 6-mujorin e parë të 2020-s.

Të Fundit

Sport

ShowBiz