back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeNjeriu i Trumpit vjen në Kosovë për ta përkrahur Kadri Veselin

Njeriu i Trumpit vjen në Kosovë për ta përkrahur Kadri Veselin

Të ngjajshme

Përballja sy me sy e Dolces dhe Edit – shpërthen debati mes tyre

Eduard Kuçi dhe Dolce përballen pas deklaratave të kësaj...

Sasa – Dolces: Të doli fytyra e vërtetë kush je

Sasa i ka reaguar ashpër Dolces për sjelljen e...

Tërmeti në Kosovë, shqetësim ndërtimet e një dekade pas luftës

Një tërmet i lehtë 3.1 shkallë ka goditur Kosovën...

“Hera e parë që po e dëgjoj”, kështu përgjigjet Konjufca për këngën e Llalloshit për Kurtin

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është pyetur për...

Partia Demokratike e Kosovës, ka ditë që ka nisur një fushatë politike me mesazhe të vazhdueshme për ruajtjen dhe forcimin e lidhjes midis Kosovës dhe Amerikës.

Fushatën e Veselit kundër korrupsionit dhe nepotizmit, të cilën e kishte nisur menjëherë pas kthimit nga një vizitë zyrtare në Uashington, shumë analistë po e interpretojnë edhe si të nxitur nga amerikanët, të cilët kundërkorrupsionin e kanë në top prioritetet e agjendës së tyre në nivel global, ku po investojnë miliona euro.

Kjo lidhje që deri tashti dukej vetëm si shfrytëzim nga PDK-ja, e cila ka ditë që është “veshur” me flamuj amerikanë, mësohet se së shpejti do të konkretizohet, pasi në Kosovë pritet të vjen një njeri shumë i rëndësishëm i presidentit Trump në Kosovë për ta përkrahur Kadri Veselin.

Nga burime brenda PDK-së, IndeksOnline ka mësuar se ardhja e një njeriu të rëndësishëm të presidentit amerikan Donald Trump në Kosovë për ta përkrahur Kadri Veselin, tashmë është çështje e kryer.

“Natyrisht që lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit është e koordinuar me partnerët tanë. Po ashtu, as hyrja e Kadri Veselit në këto zgjedhje me top-prioritet këtë çështje nuk është e rastësishme”, ka thënë një deputet i PDK-së, i cili nuk pranojë të fliste për këtë çështje zyrtarisht, duke sugjeruar që të kontaktohet Shtabi i PDK-së.

Dje edhe vetë Veseli në një tubim me qytetarë në Lipjan kishte thënë se platforma e tij kundër korrupsionit dhe nepotizmit është pjesë e luftës globale që ka nisur Amerika dhe presidenti Trump. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz