back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaZgjedhjetFJALA sot zhvilloi fushatën në Mitrovicë

FJALA sot zhvilloi fushatën në Mitrovicë

Të ngjajshme

Lista Serbe merr pjesë në seancën ku pritet të votohet qeveria ‘Kurti 3’

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të futen...

Haradinaj: Zgjidhja e vetme po mbetën zgjedhjet

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se epilogu...

Lushtaku: Ne nuk do të tentojmë të krijojmë Qeverinë sepse nuk i kemi numrat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së,...

Sveçla optimist: Për hair ju koftë Kurti 3

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,...

Murati optimist: Sot do të votohet qeveria ‘Kurti 3’

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka folur para...
Partia FJALA sot në Mitrovicë zhvilloi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Edhe në Mitrovicë sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim.
Kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi tregoi se politika kosovare e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigroj.
Prandaj nuk është e drejtë të maltretohen qytetarët nëpër tubime.
Kryetari i FJALËS Kelmendi potencoi që Mitrovica është dëshmia më e qartë se si politika kosovare e ka injoruar dhe izoluar qytetarin e Kosovës.
Përderisa Beogradi po i mbështet në çdo formë qytetarët serb së fundi edhe duke ndërtuar shtëpitë në lagjen “Lugina e Diellit, Prishtina ka injoruar dhe diskriminuar në tërësi shqiptarët e Mitrovicës.
Disa nga partitë në Kosovë në ditën e parë të fushatës zgjedhore e kanë shfrytëzuar Mitrovicën për të manipuluar dhe mashtruar, njëra ka instaluar korrupsionin ndërsa tjetra nuk e njeh fare shtetin e Kosovës.
Kelmendi në fund prezentoi edhe kandidatët për deputet nga Mitrovica:
1.Abdelnaser Çuni – magjistër i farmacisë dhe ekonomist dhe
2. Blerim Kajtazi – jurist dhe ish-ushtarë i UÇK-së.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz