back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeDëshpëruese: Votat janë hedhur në shitje edhe në faqen ‘Merr Jep’

Dëshpëruese: Votat janë hedhur në shitje edhe në faqen ‘Merr Jep’

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Vota në fakt është ndër gjërat që duhet të ruhet e t’i jepet atij që e meriton dhe i beson secili qytetar, por në Kosovë tashmë janë përhapur shumë dukuri negative rreth tyre, duke u fotografaur, mbushur fletëvotimet nga një person, dhe më e keqja ndoshta duke u shitur online, shkruan Gazeta Metro.

Dhënia e votes është kthyer edhe në biznes dhe po diskutohet edhe në faqen online ‘Merr Jep’ me çmime të ndryshme. Faqe kjo e cila shet dhe merr produkte të ndryshme në mbarë Kosovën.

Përveç votave individuale, disa prej tyre kanë vendosur edhe numrat e kontaktit për partitë dhe kandidatët e interesuar, duke njoftuar se mund ta blejnë edhe votën e gjithë familjes me një çmim të volitshëm.

 

Kujtojmë që vota po keqpërdoret me të madhe te ne. Gazeta Metro ka publikuar edhe një videoincizim me disa aktivistë të Vetëvendosjes në Diasporë, ku shiheshin duke i plotësuar rreth 50 fletëvotime të shpërndara mbi tavolinë, të cilat i përgatisin për t’i dërguar në zyrat e KQZ’së në Prishtinë përmes shërbimeve postare.

Ndërsa sot, pamje të njeta janë shpërndarë edhe nga aktivistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në diasporë që e kanë vazhduar praktikën e atyre të Vetëvendosjes, duke organizuar votime të kundërligjshme në Zvicër./gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz