back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKosovëXhandarmëria serbe hyn në brendi të Kosovës, shihet tek xhamia e Sllubicës

Xhandarmëria serbe hyn në brendi të Kosovës, shihet tek xhamia e Sllubicës

Të ngjajshme

Lushaku-Sadriu: Abdixhiku e meriton të vazhdojë në krye të LDK-së

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu,...

Vdes pjesëtari i kabinetit të Alban Hysenit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për vdekjen...

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues...

Rinumërimi: Albin Kurtit deri më tani i janë hequr mbi 400 vota

Janë rinumëruar mbi 75 për qind e votave të...

Xhandarmëria serbe pa asnjë pengesë është parë tek xhamia e Sllubicës në brendi të territorit të Kosovës. Imami i xhamisë Jusuf Mustafa tha se ata ishin pesë veta dhe të armatosur.

Xhandarmëria serbe vazhdon të provokojë banorët dhe të shkel vijën kufitare me Kosovën. Këtë të mërkure xhandarmëria serbe rreth orës 17 e 50 minuta është parë duke patrulluar tek xhamia e Sllubicës. Lajmin e ka konfirmuar për rajonipress Jusuf Mustafa, imam i xhamisë në Sllubicë.

Sipas imamit Mustafa xhandarmëria serbe ishte e armatosur dhe ishin pesë veta.”Unë i pash me sytë e mi dhe u habita, por edhe isha i befasuar sepse ka ndodhur që ata të hynë afër xhamisë dhe të kthehen, por kësaj radhe ata ishin duke patrulluar krejtësisht në brendi të Kosovës” tha Jusuf Mustafa.

Imami Mustafa thotë se policia kufitare ose KFOR-i duhet të jenë të pranishme në këtë pjesë dhe të ofrojnë siguri për banorët e mbetur.”Edhe ashtu ka pak banorë që kanë vendosur të jetojnë, dhe të jetosh në këtë pasiguri është vërtet problem” mendon Mustafa.

Të Fundit

Sport

ShowBiz