BallinaShqiptareU mblodhën 450 mijë euro për kurimin e tij, 21 vjeçari Emro...

U mblodhën 450 mijë euro për kurimin e tij, 21 vjeçari Emro Abazi humb betejën me sëmundjen e rëndë

Të ngjajshme

Komuna e Gjilanit mbështet me nga 100 euro nënat lehona për vitin 2026

Komuna e Gjilanit ka vendosur të mbështesë financiarisht nënat...

KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lokale dhe për Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e 39-të...

Kadrijaj: Seanca për presidentin “shpikje” e LVV-së

Time Kadrijaj ka kritikuar ashpër thirrjen e seancës së...

“Shpikje e re”, “sillni emrat”, Haxhiu përplaset me opozitën rreth seancës që e thirri VV

Në seancën plenare të Kuvendit pati replika mes kryeparlamentares...

Pavarësisht se qindra shqiptarë u bënë bashkë për të ndihmuar në kurimin e tij, 21-vjeçari Emro Abazi nga Ulqini nuk mundi ta mposhtte dot sëmundjen e rëndë.

Lajmin e hidhur të ndarjes së tij nga jeta e ka dhënë imami Elvis Naçi, i cili thotë se Emro është larguar nga kjo botë.

“Emro e mbylli jeten e kesaj bote por lusim Zotin e Gjithesise ta fali, meshiroje dhe ta dergoje ne Xhenet ne boten tjeter. Amin”, shkruan Naçi në rrjetet e tij sociale.

I riu që preku mbarë shqiptarët me historinë e tij të dhimbshme, vuante nga një sëmundje e rëndë dhe kishte nevojë për trajtim mjekësor në Gjermani.

Terapitë për trajtimin e Emros shkonin deri në 450 mijë euro, shumë të cilën shqiptarët e kudondodhur arritën ta siguronin duke kontribuar për t’i ardhur në ndihmë 21-vjeçarit.

Fatkeqësisht i riu nuk mundi dot t’ia dalë mbanë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz