back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaShqiptare“Mbylla librin dhe dola jashtë”, Berisha tregon si e përjetoi tërmetin

“Mbylla librin dhe dola jashtë”, Berisha tregon si e përjetoi tërmetin

Të ngjajshme

Nis hetimi për vdekjen e një burri në Fushë-Kosovë

Një hetim mbi vdekjen është duke u bërë në...

Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Moti mbi vendin tonë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Arrestohet një person në Mitrovicë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Një person është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale...

Pak ditë më parë Shqipëria u trondit nga një seri tërmetesh, ku më i forti ishte 5.8 ballë, i cili la pas persona të plagosur si dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në një intervistë televizive teksa ka folur për situatën politike në vend është pyetur dhe se ku ndodhej ai në momentin që u regjistruan lëkundjet e tërmetit.

Berisha është shprehur se në momentin që tërmeti goditi vendin, ai kishte qenë në banesën e tij në kat të dytë duke lexuar një libër.

Ish-kryeministri tha se ai nuk ishte frikësuar dhe se pas lëkundjes së fortë ka dalë jashtë banese, ndërsa lëkundja e dytë e kishte gjetur atë jashtë shtëpisë.

“Tërmeti më zuri në shtëpi, në kat të 2-të. Për çudi nuk u tremba. Rastisi që nuk u tremba, sepse nuk e marr vesh as vetë. Po lexoja, e mbylla librin dhe dola jashtë. I dyti më gjeti jashtë”, deklaroi ish-kryeministri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz