back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeKapiteni i FSK-së intervistohet sot nga hetuesit e Gjykatës Speciale

Kapiteni i FSK-së intervistohet sot nga hetuesit e Gjykatës Speciale

Të ngjajshme

​Merret vendim, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar...

“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët (Video)

Pasditja e sotme për Albën ishte pothuajse e njëjtë. Lotët ...

22 vjet e gjysmë burgim për të akuzuarit për vrasjen e ndodhur më 2001 në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin dënues për...

Platforma “Liria ka Emër” merr leje zyrtare nga Komuna e Prishtinës për mbajtjen e marshit më 17 shkurt

Platforma qytetare Liria ka Emër njofton opinionin publik se ka siguruar...

Ish-ushtari i UÇK-së që sot mban postin e kapitenit të FSK-së, Petrit Bojaxhiu, do të intervistohet gjatë ditës së sotme në Hagë pas ftesës nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.

Bojaxhiu ditë më parë ishte deklaruar se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese për t’i mbrojtur vlerat e luftës së UÇK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

“Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës dhe do t’i mbroj vlerat e luftës së pastër të UÇK-së”, kishte thënë ai.

Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, gjatë ditës së djeshme për Sinjalin kishte thënë se kohën e fundit janë shtuar numri i të ftuarve nga Gjykata Speciale.

“Ne kemi marrë një informacion që kanë shkuar edhe rreth 15 ftesa të reja, kryesisht janë nga rajone të ndryshme, si nga Llapi”, ka deklaruar ai për Sinjalin.

Ndërkohë, Haradinaj ka folur edhe për Petrit Bojaxhiun i cili gjatë ditës së sotme do të intervistohet nga hetuesit e Gjykatës Speciale.

“Nuk ka ndonjë informacion më shumë. Ne e dimë vetëm ditën kur ka me shkuar dhe kur ka me u kthyer. Si dëshmitar është i ftuar njëherë sepse këta janë duke bërë shumë gabime sepse janë duke u shkruar te dy titujt edhe dëshmitar edhe i dyshuar gjë që janë askund me realitetin”, ka deklaruar Haradinaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz