back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmePrej sot shërbime falas të mamografisë

Prej sot shërbime falas të mamografisë

Të ngjajshme

Barcelona do të dyfishojë taksën turistike nga muaji i ardhshëm

Turistët në Barcelonë mund të taksohen me 15 euro...

“Rroftë UÇK’ja!” – Haradinaj nënshkruan peticionin në përkrahje të Thaçit dhe të tjerëve

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nënshkruar peticionin...

Konfiskohen aparate të lojërave të fatit dhe mbyllet një lokal në Malishevë

Drejtori i Inspektoratit në Malishevë, Jakup Gashi, ka bërë...

Jakaj nga KDI: S’është hera e parë që LVV-ja sulmon Gjykatën Kushtetuese

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj,...

Lëshohet një raketë nga Irani në hapësirën ajrore të Turqisë, e shkatërron NATO

Një raketë e lëshuar nga Irani është shkatërruar nga...

Tetori është Muaji Ndërkombëtar i Luftës Kundër Kancerit të Gjirit dhe Drejtoria e Shëndetësisë së Prishtinës dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare do të fillojnë fushatën dhe ligjëratat sensibilizuese “Zbulimi i hershëm – mbijetesë”.

Prej sot deri më 7 tetor do të ofrohen shërbime falas të mamografisë së gjirit dhe ligjërata vetëdijësuese për gratë dhe vajzat e komuniteteve të ndryshme sipas këtij orari:

QMF 1 – 26.09.2019, ora 13:30-14:30 – ligjërata informuese dhe bashkëbisedim me gra të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;

QKMF – 30.09.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gra të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;

QMF Besi – 30.09.2019, ora 11:00-12:00- ligjërata informuese dhe bashkëbisedim për gratë e fshatrave Besi dhe Bardhosh;

QKMF – 01.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gratë nga fshati Besi;

QKMF – 02.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gratë nga fshati Bardhosh;

QMF Hajvali – 02.10.19, ora 11:00-12:00 – ligjërata informuese dhe bashkëbisedim për gratë e fshatrave Hajvali dhe Mramor;

QKMF – 03.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gratë nga fshati Hajvali;

QKMF – 04.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gratë nga fshati Mramor;

AMF – 04.10.19, ora 11:00 – 12:30 – ligjëratë informuese për gratë e fshatit Keqekollë;

QKMF – 07.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gratë nga fshati Keqekollë;

Një nga 8 gra diagnostikohet gjatë jetës me kancer të gjirit. Mbi moshën 50 vjeç, rastet janë më të shpeshta. Mbrojtja më e mirë është zbulimi i hershëm. Po ashtu, mamografia është një metodë e përshtatshme për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Në një mamografi bëhen të dukshme edhe tumoret më të vegjël shumë më parë se të jenë të ndjeshëm me të prekur ose të njihen nga simptomat e tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz