back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeKryetari i OVL-UÇK'së flet për ftesa të reja nga Gjykata Speciale

Kryetari i OVL-UÇK’së flet për ftesa të reja nga Gjykata Speciale

Të ngjajshme

Lushaku e LDK-së: Sot votova kundër qeverisë Kurti. Për Kosovën, jo për pushtetin

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pasi Lëvizja...

​Policia parandalon kontrabandën me mallra në Hanin e Elezit

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitë patrulluese të Drejtorisë Rajonale...

Vetëaksident me BMW në Vermicë, dy femra të lënduara

Dy femra janë lënduar si pasojë e një vetëaksidenti...

“Çfarë do të bëjnë 48 orët e ardhshme?” Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet

Forcat izraelite kryen një sulm preciz ndaj një individi...

U propozua për ministër, Hoti: Përgjegjësia për njerëzit do të mbetet e pandryshuar

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin...

Muajt e fundit ka patur ftesa të reja nga Gjykata Speciale.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ish-deputetja e AAK-së Time Kadrijaj si dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA  Jakup Krasniqi ishin disa nga personalitetet politike që u thirrën nga kjo gjykatë.

E ftesa erdhën edhe për ish-ushtarë të UÇK-së e komandantë të luftës të cilët u thirrën për të dëshmuar para dhomave të specializuara.

Por a priten ftesa të reja nga kjo gjykatë ?

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) Hysni Gucati ka thënë për Gazeta Blic se në muajt në vijim priten ftesa të reja nga Gjykata Speciale.

“Për momentin janë vetëm këto ftesa që janë bërë publike, por sipas informacioneve që kam priten dhe ftesa të reja. Shumica prej tyre që janë thirrur janë qytetarë të thjeshtë të Republikës së Kosovës ndërsa sa i përket ftesave për persona të rangut të lartë , akoma nuk kam një informacion të tillë “ka thënë shkurt Gucati për Gazeta Blic.

I fundit që ka udhëtuar për në Hagë është ish-ushtari i UÇK-së, tani kandidat për deputet nga AAK, Lulzim Kabashi.

Gjatë ditës së djeshme, Kabashi ka thënë se në Hagë është ftuar në cilësinë e dëshmitarit ndërsa intervista do të bëhet ditën e mërkurë.

Ndërsa ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Bashkim Gashi, i cili kishte marrë ftesë që sot të dalë para Zyrës së Prokurorisë Speciale ka refuzuar të paraqitet para këtij organi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz