back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeBilanci i fundit i tërmetit: 915 shtëpi dhe banesa të dëmtuara

Bilanci i fundit i tërmetit: 915 shtëpi dhe banesa të dëmtuara

Të ngjajshme

Nis hetimi për vdekjen e një burri në Fushë-Kosovë

Një hetim mbi vdekjen është duke u bërë në...

Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Moti mbi vendin tonë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Arrestohet një person në Mitrovicë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Një person është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale...

Bilanci më i fundit nga tërmeti i 21 shtatorit janë 915 banesa dhe pallate të dëmtuara.

Duke komunikuar këto shifra, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se 30 persona paraqitur për t’u akomoduar në çadrat e ngritura në stadiumin e “Niko Dovana” të Durrësit.

“Unë dua t’i garantoj qytetarët që i gjithë shteti është në këmbë për të përballuar këtë situatë e për t’i mbështetur ata në këto orë të vështira”, tha Xhaçka.

Ajo ju bëri thirrje qytetarëve që ende nuk janë vizituar në person nga ekipet e verifikimit, që të bëjnë edhe pak durim pasi zona e prekur nga goditja e tërmetit është mjaft e madhe dhe koha që ka kaluar shumë e shkurtër.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u ka bërë thirrje të gjithë kompanive të ndërtimit, për të na mbështetur me kapacitete inxhinierike në procesin e nisur nga Instituti i Ndërtimit, për akt verifikimin e çdo banese të dëmtuar. Shtimi i këtyre kapaciteteve me inxhinierë vullnetarë do të bëjë të mundur përfundimin e këtij procesi brenda kësaj jave. Tërmeti i djeshëm ka shkaktuar shumë frikë e shumë traumë tek qytetarët. Kjo është arsyeja, përse për herë të parë, këtyre ekipeve ju janë atashuar edhe psikologë e punonjës socialë që janë të trajnuar për të trajtuar situata të tilla dhe që janë në dispozicion të qytetarëve në Tiranë e Durrës, të cilat kanë qenë edhe zonat më të prekura nga tërmeti”, tha ministrja e mbrojtjes. /RTSH/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz