BallinaLajme“Dilni nga shtëpitë, do bjerë tërmet 6 ballë!” ‘FAKE NEWS’ në Shqipëri...

“Dilni nga shtëpitë, do bjerë tërmet 6 ballë!” ‘FAKE NEWS’ në Shqipëri për një tërmet të frikshëm

Të ngjajshme

✨👠 Moda po kthehet… dhe po vjen në kinema! 👠✨

The Devil Wears Prada 2 – Premiera më glam e...

Vjosa Osmani refuzon të komentojë për çështjen e presidentit gjatë homazheve

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka pranuar të...

Prokuroria e Pejës për tre muaj sekuestron 20 vetura dhe rreth 50 kilogram ari

Prokuroria Themelore në Pejë njofton se, në kuadër të...

Kujdes, kamerat e policisë ju vëzhgojnë/ Afro 500 gjoba brenda tre muajsh në kryeqytet

Gjatë periudhës janar–mars 2026, njësiti i trafikut në kryeqytet...

Në portale dhe rrjete sociale ka marrë me vrull terren një “Fakenews” (LAJM I RREMË) se rreth orës 23:30 minuta në Shqipëri do të bjerë një tërmet apokaliptik prej 6 ballësh të shkallës Rihter.

Lajmi nuk është i vërtetë, por nga ana tjetër ka sjellë panik mes shumë qytetarëve të Tiranës. Shumë prej tyre kanë nisur të dalin nga shtëpitë edhe nisur nga fakti i shtimit të frikës në këto 24 orët e fundit.

Mbi këtë lajm të rremë ka reaguar Ministria e Mbrojtjes e cila sqaron qytetarët që të mos bien pre e panikut pasi gjithçka është një gënjeshtër.

“Prej disa minutash qarkullon ne disa portale dhe rrjete sociale nje lajm i rreme mbi parashikimin e nje termeti me permasa, ne oren 23.30. I bejme thirrje te gjithe qytetareve, te mos bien pre e njoftimeve te tilla keqedashese dhe perhapese paniku pasi nuk ka asnje parashikim te tille shkencor nga asnje institucion shkencor” thotë Ministria e Mbrojtjes.

Mbi lajmin ka reaguar dhe kryeministri Rama me këtë postim:

KY ESHTE NJE FAKENEËS KRIMINAL PER TE PERHAPUR PANIK DHE ÇDO IDIOT QE SHKRUAN PER PARASHIKIME TERMETESH THJESHT DUHET NEVERITUR

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz