back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaUncategorizedPërplasje e ashpër e PDK -së me VV- n në debat,...

Përplasje e ashpër e PDK -së me VV- n në debat, Bedri Hamza dhe Besnik Bislimi (VIDEO)

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Në emisionin Pressing të televizionit T7, anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza dhe anëtari i Lëvizjes vetëvendosje, Besnik Bislimi, kanë debatuar ashpër rreth korrupsionit në Kosovë.

Hamza tha se raporti i auditimit është shumë i keq në kohën kur Vetëvendosja e ka udhëhequr Prishtinën.

“Raporti i auditimit është shumë i keq, kohën kur ka qeverisë VV-ja me Prishtinën. Kontratat mbi vepër, ekzekutimin e buxhetit. Modeli i juaj i qeverisjes, është shumë i keq” tha Hamza.

Por e shpejtë ishte përgjigja e Bislimit i cili hodhi akuza drejt partisë së Hamzës.

“Këta me thanë Blerand Stavileci i ka hije, por jo juve. 53 milionë që e keni marrë vendim, është sa krejt buxheti i Prishtinës. Me thanë Bedri Hamza, që është në parti me Xhabir Zharkun e Kacanikut…” tha ai.

Ndërsa Hamza iu përgjigj se Vetëvendosjes nuk i konvenon respektimi i ligjit, por ka qëllim vetën të hedhin gaz dhe t’i thyejnë makinat në rrogë.

“Ju VV kur s’ju konvenon Ligji, s’ka ligj hiq. I thyeni kerret, qitni gaz, jeni të dënuar… prej Albin Kurtit e deri te të tjerët. S’keni as program, as ekip… Kqyreni Prizreni, ju s’bëheni me kërkan, edhe ndërmjet vete jeni prish” deklaroi ai.

Ndërsa për Bislimin, këto argumente nuk janë të nivelit të debatit, ndërsa Hamza insistoi se Vetëvendosja nuk ka dhënë rezultat të mirë.

Bislimi iu përgjigj duke thënë se korrupsioni është rritur, ndërsa Hamza i tha se ai nuk ka të drejtë të flasë për luftën kundër korrupsionit, duke thënë se do të luftohet nga partia e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz