back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeNdalohet qarkullimi i gjithë trenave, shkak arrestimi i shoferit ku vdiq e...

Ndalohet qarkullimi i gjithë trenave, shkak arrestimi i shoferit ku vdiq e mitura

Të ngjajshme

Një i lënduar nga zjarri te “Viva Fresh Family”, në Prishtinë

Një person është lënduar, si pasojë e zjarrit që...

Nesër nis procesi gjyqësor për rezervat shtetërore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si...

Fury thotë se “Mbreti” duhet të rikthehet në fronin e tij

Boksieri britanik Tyson Fury ka lënë të kuptohet se...

Nesër nis procesi gjyqësor për rezervat shtetërore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si...

Fury thotë se “Mbreti” duhet të rikthehet në fronin e tij

Boksieri britanik Tyson Fury ka lënë të kuptohet se...

Kryesia e Sindikatës së Pavarur të Hekurudhave – Trainkos, ka njoftuar se të enjten nga ora 05:00 do të ndalohet qarkullimi i të gjithë trenave në vend, ku përfshihen trenat e mallrave dhe ata të udhëtarëve.

Ky vendim, sipas kësaj Sindikate, është marrë pas arrestimit të makinistit të trenit të relacionit Pejë – Prishtinë gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës pas aksidentit ku mbeti e vdekur një e mitur në Klinë.

“Me datën 18.09.2019 në ora 19:30 minuta, është mbajtur takimi i Kryesisë së SPH – Trainkos me Kryetarë të Shoqatave Sindikale, dhe merret vendimi i lartcekur, si pasojë e arrestimit/ndalimit të kolegut tonë, makinistit të trenit 4200 (relacioni Pejë – Prishtinë) të datës 17.09.2019 nga Policia e Kosovës në mënyrë të padrejtë”, thuhet në njoftimin e Kryesisë së Sindikatës.

Sipas kësaj Sindikate, me arrestimin e makinistit nuk është respektuar Ligji mbi Hekurudhat e Kosovës si dhe Rregulloret dhe Udhëzimet e tjera administrative. Ata kërkojnë nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Punëve të Brendshme, që të bëhet lirimi në mënyrë sa më të shpejtë i kolegut të tyre dhe të fillohet të respektohet Ligji mbi Hekurudhat e Kosovës.

Kryesia e Sindikatës së Pavarur të Hekurudhave – Trainkos thotë se qarkullimi i trenave do të fillojë me lirimin e kolegut të tyre nga masa e arrestit.

Ndryshe, gjatë ditës të martës, në Klinë ka vdekur një e mitur si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga goditja e trenit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz