BallinaLajmeIsa Mustafa Daut Haradinajt: Duhet të kesh nje minimum etike dhe sinqeriteti

Isa Mustafa Daut Haradinajt: Duhet të kesh nje minimum etike dhe sinqeriteti

Të ngjajshme

Mulhaxha-Kollçaku: S’kemi ende asnjë nënshkrim për kandidat për president

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, deputete e VV-së, ka deklaruar se nuk...

​Homazhe për 376 viktimat e Masakrës së Mejës, Abdixhiku: Liria kërkon drejtësi

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, së...

Sa keq për Real Madridin, Kylian Mbappe lëndohet dhe rrezikon “El Clasicon”

Kylian Mbappe ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën...

Kurti: Ende 1565 persona të zhdukur, Serbia të tregojë të vërtetën për varrezat masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për zbardhjen...

Forbes publikon listën e miliarderëve, ja kush janë 5 më të pasurit në botë

Sipas renditjes më të fundit të Forbes për vitin...

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur Daut Haradinajt të AAK-së lidhur me idenë e korrigjimit të kufijve.

Haradinaj kishte thënë dje në një intervistë se ideja për korrigjim të kufijve ka lindur në kohën kur Isa Mustafa ka qenë Kryeministër i Kosovës.

Kurse kryetari i LDK-së përmes Facebook-ut ka thënë se ideja për korrigjim kufijsh nuk është trajtuar asnjëherë në kohën sa ai ka qenë kryeminsitër i vendit.

“Në qeverisjen time nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh.
Ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar dhe nuk janë trajtuar. Në qoftë se dikush i ka pasur në kokë, unë nuk ia kam lexuar dhe as që do të dëshiroja t’ia lexoj”, ka shkruar Mustafa.

Ai tutje është shprehur se Daut Haradinaj duhet të ketë një minimum etike dhe sinqeriteti kur jep deklarata të tilla.

“E kuptoj frustrimin e para zgjedhjeve dhe logjikën për të spërkatur në të gjitha anët, por duhet të kemi një minimum etike dhe sinqeriteti. Kjo vlen edhe për z. Daut Haradinaj i cili dje deklaroi se ideja për ndryshim territoresh ka lindur në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës”, ka shkruar kreu i LDK-së. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz