back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaShqiptareKy është 29-vjeçari që u goditë për vdekje nga dy vëllezërit (FOTO)

Ky është 29-vjeçari që u goditë për vdekje nga dy vëllezërit (FOTO)

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Dollc, shkaktohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ndodhi mëngjesin e sotëm në Dollc...

Trafik armësh dhe makinash në Shqipëri, arrestohen dy persona nga Kosova

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë shtetasi...

Nis hetimi për vdekjen e një burri në Fushë-Kosovë

Një hetim mbi vdekjen është duke u bërë në...

Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Një konflikt i rast pas disa gotave alkool i ka kushtuar jetën një 29 vjeçari.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të martë në një fshat të Dibrës (Sllatinë), ku 29 vjeçari Dukagjin Plaku është qëlluar me thikë nga dy vëllezërit Jurgen e Myrteza Hysa. Plagët që ka marrë i riu i kanë kushtuar jetën.

Foto e mëposhtme i përket viktimës.

Viktima Dukat Plaku
Vellai i viktimes Qazim Plaku

Sherri nisi mes 4 personave, pjesëtarë të familjeve Plaku e Hysa. Vëllai i viktimës Qazim Plaku, 24 vjeç, pas konfliktit banal ka goditur njërin prej vëllezërve Hysa, konkretisht 24 vjeçarin Myrteza Hysa. Në shenjë hakmarrje 24 vjeçari ka thërritur vëllain Jurgenin dhe në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë goditur me thikë 29 vjeçarin Dukagjin Plaku.

NGJARJA
Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambientet e një lokali në fshat, shtetasi Qazim Plaku, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin Myrtezan Hysa, 24 vjeç, dhe ky i fundit në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin Dukagjin Plaku, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera, janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit Qazim Plaku, banues në fshatin Sllatinë (vëllai i viktimës); Jurgen Hysa dhe Myrtezan Hysa (vëllezër), banues në fshatin Sllatinë. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

Lexo edhe: Rrahje brutale ndërmjet vëllezërve, humb jetën 29-vjeçari

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz