BallinaLajmeNë Kosovë po shiten shpageta me kanabis: Gjenden në shumicën e marketeve

Në Kosovë po shiten shpageta me kanabis: Gjenden në shumicën e marketeve

Të ngjajshme

KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lokale dhe për Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e 39-të...

Kadrijaj: Seanca për presidentin “shpikje” e LVV-së

Time Kadrijaj ka kritikuar ashpër thirrjen e seancës së...

“Shpikje e re”, “sillni emrat”, Haxhiu përplaset me opozitën rreth seancës që e thirri VV

Në seancën plenare të Kuvendit pati replika mes kryeparlamentares...

Kantonet e Zvicrës Perëndimore bashkohen për të kundërshtuar nismën e emigracionit

Konferenca e Qeverive Perëndimore Zvicerane “kundërshton fuqimisht” iniciativën e...

Në dyqanet ushqimore të mëdha në Kosovë po shiten pasta të cilat janë të gatuara me miell të kanabisit, shkruan Gazeta Metro.

Morelli Linguine, Canapa, janë pastat të cilat në përbërjen e tyre kanë miell të kanabisit. Këto pasta prodhohen në Italinë e Jugut dhe një nga rekomandimet e italianëve lidhur me pastat, janë këto shpageta që kanë përmbajtje të kanabisit. Edhe vet emri i tyre rrjedh nga kanabisi, ku fjala Canapa do të thotë kërp, që është pjesa përbërëse kryesore e kanabisit.

Metro ka siguruara disa fotografi të këtyre pastave të cilat shiten në një prej dyqaneve më të mëdha ushqimore në Kosovë, emrin e të cilit e dinë redaksia.

Me Kodin Penal të Kosovës si dhe me Ligjin nr. 02/L-128 për Barnat Narkotike, substanca Psikotrope dhe Prekursorë përdorimi i drogës në Kosovë është i ndaluar, e lëre më që te ketë përmbajtje të tyre nëpër ushqime.

Këto pasta shiten në shumicën e dyqaneve të mëdha në Kosovë, të cilat janë emër shumë i njohur.

Sipas të dhënave në internet nga vetë kompania, thuhet se këto pasta janë të gatuara me bullgurë dhe me miell të kanabisit. Ato përmbajnë edhe ujë si dhe janë shumë lehtë për të u përgatitur.

Çmimi i tyre është mjaft i lartë, ku vetëm një pako me këtë lloj të pastave kushton mbi tri(3) euro./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz