back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeDhurata Hoxha: Korrupsioni pengon avancimin e gruas dhe të rinjve

Dhurata Hoxha: Korrupsioni pengon avancimin e gruas dhe të rinjve

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze me rreze të gjatë, analisti serb thotë se s’ka kapacitete për ta sulmuar dikë

Serbia bleu raketa balistike supersonike nga Kina, konfirmoi presidenti...

Babai i Gjestit shihet jashtë Gjykatës ku po mbahet seanca ndaj artistit kosovar

Këngëtari nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me emrin...

Nuk iu bind urdhrave të policisë në Dheu i Bardhë, arrestohet një person

Një person është arrestuar të enjten në pikëkalimin kufitar...

Obi Mikel sulmon Arsenalin

John Obi Mikel, ish-mesfushori i Chelsea dhe Nigerisë, ka...

Kandidatja për deputete nga lista e PDK-së, Dhurata Hoxha, aktualisht Ministre në detyrë e Integrimit Evropian,  ka ftuar gratë dhe të rinjtë ta bëjnë 6 tetorin ditë feste për Kosovën.

Në rrjetin social, znj. Hoxha ka theksuar se Kadri Veseli, duke fokusuar çështjen e barazisë gjinore, fuqizimin e gruas në vendimmarrje dhe avancimin e të rinjve, rrjedhimisht, me tërë peshën e përgjegjësisë ka vënë prioritet luftimin e korrupsionit, nepotizmit dhe dukurive tjera negative.

Këto dukuri negative, jo vetëm gratë, por edhe të rinjtë i kan larguar nga proceset pozitive në vend, duke mos u bërë pjesë e procesit dhe gjithëpërfshirjes së zhvillimit të vendit”.

Postimi i plotë i Dhurata Hoxhës:

“Qytetarë të nderuar,

Bëj pjesë në listën fituese të Partisë Demokratike të Kosovës, bëj pjesë në ekipin e fitores së liderit tonë, Kadri Veseli, jam krah grave dhe burrave më të devotshëm, të cilët do të korrin fitore më 6 tetor.

Prania ime në këtë listë, nuk është e rastit, andaj, me tërë qenien time, ashtu si deri më sot, edhe më tej, me përkushtimin më të madh, do të angazhohem të përfaqësoj gruan e Republikës së Kosovës.

Gruaja në vendimmarrje, ende është sfidë, por, gjatë përvojës mbi 15 vjeçare në institucionet vendore e ndërkombëtare, kam dëshmuar se ne jemi po aq të forta për vendime të mëdha, vendime komplekse dhe me përgjegjësi.

Fuqizimi i gruas, ishte dhe është prioritet i partisë lidere në vendin tonë. Avancimi i të rinjve, nga PDK-ja, është mostër e dhënies së përgjegjësisë, të rinjve të arsimuar dhe profesional nga universitetet më të mira, në krye të detyrave të rëndësishme për vendin.

Lideri I PDK-se, Kadri Veseli, pikërisht, duke fokusuar çështjen e barazisë gjinore, fuqizimin e gruas në vendimmarrje dhe avancimin e të rinjve, rrjedhimisht, me tërë peshën e përgjegjësisë ka vënë prioritet luftimin e korrupsionit, nepotizmit dhe dukurive tjera negative.

Këto dukuri negative, jo vetëm gratë, por edhe të rinjtë i kan larguar nga proceset pozitive në vend, duke mos u bërë pjesë e procesit dhe gjithëpërfshirjes së zhvillimit të vendit. Për t’u përballur me këto të këqija në vendin tonë, dil voto më 6 tetor, për platformën e cila me tërë fuqinë e lufton korrupsionin, nepotizmin dhe dukuritë negative.

6 Tetori do të jetë festë për Republikën e Kosovës, në veçanti për gratë dhe të rinjtë e vendit tonë.

Andaj, ne, më shumë se kurrë, gratë e këtij vendi, kemi arsye dhe argumente, të mobilizohemi si asnjë herë më parë, për fitoren e vizionit tonë, të përfaqësuar si asnjë herë më parë, qartë dhe thjeshtë në moton tonë: Ndërtojmë të ardhmen, për Ty për Shtetin!”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz