BallinaLajmeDy eprorët e UÇK-së dalin para prokurorëve të Speciales

Dy eprorët e UÇK-së dalin para prokurorëve të Speciales

Të ngjajshme

Sulmohet fizikisht një person në Prishtinë

Një sulm fizik raportohet të ketë ndodhur në sheshin...

“Kapet banda” kthehet malli i vjedhur, 5 meshkuj arrestohen në Gjilan

Pesë persona janë arrestuar në lidhje me një rast...

​Kuvendi mblidhet sot për dy seanca

Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për të...

27 vjet nga Masakra e Mejës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Mejë të...

Blero uron vajzën me një dedikim prekës për ditëlindje

Këngëtari i njohur kosovar Blero ka emocionuar ndjekësit me...

Zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, dhe ish-eprori i UÇK-së, Naim Maloku, do të intervistohen nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Bashota intervistohet sot në Holandë, derisa, Maloku ka bërë të ditur se do të intervistohet në Lubjanë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Bashota ka bërë të ditur se është nisur dje për në Holandë, derisa, shtoi se do të intervistohet sot, ashtu siç e kanë paralajmëruar për tri orë rresht.

Para nisjes për në Hagë ai tha se është i lumtur që i është dhënë mundësia – nga historia dhe nga bashkëveprimtarët e parë – që të japë kontribut në shërbim të atdheut gjatë luftës së shenjtë të UÇK-së dhe pas saj për ndërtimin e institucioneve shtetërore të vendit tonë.

Po ashtu, tha se “edhe pse është bërë përpjekje që sa vjet të njolloset, lufta e UÇK-së nuk ka nevojë të mbrohet nga askush, sepse është e pastër, se atë e mbron lavdia e saj dhe gjaku i dëshmorëve të rënë për ta fituar lirinë. Ndërkaq, atdheut dhe popullit do t’i shërbej sa herë që kanë nevojë për mua. E ata që dyshojnë, për luftën e drejtë tonën, njerëzore dhe të pastër të UÇK-së, do të shkoj të dëshmoj kudo që më thërrasin”.

Atë do ta mbrojë në Hagë, avokati Taulant Hoda.

Nesër nga prokurorët e Hagës do të intervistohet edhe Naim Maloku.

Maloku përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se për shkak të gjendjes shëndetësore nuk mundet të udhëtojë për në Hagë derisa, intervistimi do të kryhet në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Lubjanë.

“Me Gjykaten ne fjale do te perballem i vetem dhe pa avokat. Tere jeten, me mundesite, dijen dhe aftesite e mia profesionale dhe pa kurrfarë interesi personal,jam munduar të isha në sherbim dhe ne te mire te Atdheut. I tille jam dhe do te mbetem”, ka bërë të ditur ai.

Në Hagë këto ditë do të intervistohen edhe Time Kadriaj dhe Safete Hadërgjonaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz