back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaZgjedhjetDardan Molliqaj i mbron kandidaturat e personave me aktakuza

Dardan Molliqaj i mbron kandidaturat e personave me aktakuza

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Dardan Molliqaj i PSD-së, ka thënë se është jokorrekte që t’i ndalohet dikujt i cili aktakuzë, që të garojë për t’u bërë deputetë.

Ai është përgjigjur kështu në pyetjen e Vigan Qorrollit, që ka pyetur nëse PSD-ja i ka kërkuar AAK-së dhe Ramush Haradinajt që mos të përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë njerëz me aktakuza.

“Është jokorrekte me i thanë dikujt mos garo. Unë kam disa ndjekje për protestat sa kam qenë në Vetëvendosje dhe ka edhe shumë aktivistë që kanë ndjekje të tilla”, ka thënë ai.

Ka thënë se tri çështje janë me rëndësi në këtë pikë.

“Së pari është përgjegjësia juridike që e vendos Gjykata, e dyta është politike dhe e treta është morale”, ka thënë Molliqaj.

Kjo e treta, sipas tij, askush nuk mundet me vendos për dikë, përveç vetë atij që garon dhe qytetarëve. “Qytetarët i besojnë filan fistekut, i cili megjithëse ka një aktakuzë, atëherë është në rregull”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz