back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmePa njohur gjuhë të huaj, s’mund të aplikohet për studime

Pa njohur gjuhë të huaj, s’mund të aplikohet për studime

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Nga Fakulteti Filozofik kanë kundërshtuar një vendim të tillë, thonë se dëmtohen studentët.

Shumë shpejt do të hapet afati për aplikim në universitet.

Por jo të gjithë do të kenë mundësinë të testohen, për të vazhduar studimet e nivelit Master dhe Doktoraturë.

Sipas një udhëzimi administrativ të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit gjatë vitit 2018, secili aplikant duhet të dorëzojë një certifikatë e cila dëshmon që ka njohuri të një gjuhe të huaj, raporton T7.

Për dikë është e arsyeshme që të vendoset si kriter njohja e një gjuhe të huaj.

Mirëpo sipas dekanit të Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, një proces i tillë do të godasë xhepin e studentëve.

Madje Dugolli thotë se ky fakultet kundërshton këtë formë të testimit. Sipas tij ky institucion arsimor edhe paraprakisht kishte testuar studentët edhe në gjuhë të huaj.

Ndërsa rektori për ceshtje mësimore në Universitetin e Prishtinës, Hysen Bytyqi ka thënë që në aspektin cilësor ky vendim është pozitiv, mirëpo që është vështirë i implementueshëm.

Edhe Bytyqi konfirmon që në Universitetin e Prishtinës studentët testoheshin edhe paraprakisht për gjuhë të huaja.

Sipas Bytyqit, këtë radhë studentët do të dëmtohen materialisht pasi që këto certifikata kushtojnë.

Ndërkohë tanimë kanë filluar lajmërime për organizime të cilat mundësojnë që përmes një testi, të fitohet certifikata, për nivelin e kërkuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz