BallinaShqiptareMakina pëson defekt, 2 turistëve italianë iu vjen në ndihmë policia rrugore

Makina pëson defekt, 2 turistëve italianë iu vjen në ndihmë policia rrugore

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

E ndërsa shpesh jemi mësuar të shohim dhe raportojmë rrugorët në aksione ndaj shkelësve të ligjit, nuk mungojnë edhe rastet kur ata u vijnë në ndihmë përdoruesve të rrugës.

Rasti më i fundit është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në By pass-in e ri te Fierit ne afërsi të Levanit, ku dy turistë italianë, kanë pësuar defekt në automjetin e tyre.

Të bllokuar në mes të rrugës, pa asnjë mundësi lëvizjeje dhe larg pikave të servisit, dy shtetasit italianë janë detyruar të qëndrojnë buzë autostradës.

Ka qenë një patrullë e rrugorëve të Fierit më katër efektiv, e përbërë nga Refije Muça, Eduart Peqini, Jovalin Boci, Enkel Arapi, ajo që ka ndaluar pranë tyre. Pas kontrollit të automjetit rrugorët kanë riparuar defektin, duke mbushur edhe me vaj makinën e dy të huajve.

Të tilla raste nuk i hasim shpesh në rrugët tona, madje jemi mësuar të mos kursejmë as kritikat ndaj punonjësve të policisë, por mesa duket ka edhe përjashtime, duke na kujtuar se kjo është policia që duam.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz