BallinaLajmeLajm i mirë për studentët e UP-së

Lajm i mirë për studentët e UP-së

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Përfaqësues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut janë takuar të mërkurën  me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema për të diskutuar për gjendjen e përgjithshme në universitetin publik.

Në këtë takim ata u dakorduan për marrëveshje bashkëpunimi e cila iu mundëson studentëve të Universitetit “Hasan Prishtina” mbajtjen e praktikës profesionale në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, pasi që deri më tani ky këshill kishte marrëveshje të veçanta me katedra të veçanta të UP-së për këtë çështje.

Gjithashtu, u diskutuan edhe për tri raste të cilat janë paraqitur në KMDLNj, studentë të nivelit të doktoraturës në Fakultetin Ekonomik, ku këta studentë po obligohen të paguajnë për kohën kur nuk kanë marrë shërbime nga fakulteti i tyre.

“Problem tjetër i këtyre studentëve është edhe mungesa e mentorit. Këta studentë kanë përfunduar me sukses të gjitha provimet por pasi që në Fakultetin Ekonomik ka numër të kufizuar të profesorëve të cilët mund të mentorojnë studentë për punim diplome janë ende në pritje pa fajin e tyre”, thekson KMDLNJ në një njoftim për media.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz