back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeFutja e lëndës së edukimit medial në shkolla do të mbronte fëmijët...

Futja e lëndës së edukimit medial në shkolla do të mbronte fëmijët nga shpifjet

Të ngjajshme

Ushtarë shqiptarë marrin pjesë në stërvitjen e NATO-s në Letoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ushtarë...

Cyrihu do të ndalojë mësimin e frëngjishtes në shkollat fillore

Zvicra frëngjishtfolëse e sheh vendimin si një përbuzje. Shumë...

“Si ia del ta mbash lidhjen private?”, Sara zbulon sekretin

Blogerja Sarah Berisha, ka vendosur të jetë më afër...

“Suedia është favoriti”, Franco Foda para ndeshjes: Do bëjmë çmos për të fituar

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda është paraqitur...

KQZ publikon fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar fletëvotimet për zgjedhjet...

Ekspozimi i fëmijëve ndaj publikimeve të ndryshme të paverifikuara në media, mund të jetë edhe i dëmshëm për ta. E, për këtë problematikë, njohës të çështjeve mediale e shohin si të domosdoshme futjen e Edukimit Medial në arsimin fillor, si lëndë e obligueshme.

Sipas institutit EduMedia, futja e edukimit medial në arsimin fillor, është e domosdoshme ashtu që të parandalojë rrezikun që vjen nga këto publikime.

Sipas Dren Gërgurit nga ky institut, përdorimi i telefonave me teknologji të avancuar dhe shfletimi i materialeve të ndryshme pa njohuri bazike për çështje që ata lexojnë, ndikon për të keq duke mos ua stimuluar atyre mendimin kritik, derisa e zbeh edhe gjykimin e tyre kritik ndaj po të njëjtave mediume.

E ligjëruesja në Fakultetin Filologjik, Lindita Tahiri, thotë se mediat duhet parë si burim kryesor për marrjen e informatës. Sipas saj, futja e Edukimit medial në arsimin fillor, mund të ndihmojë në rritjen e vetëdijesimit për përzgjedhjen burimeve të informacionit.

Mirëpo, ajo thekson se duhet pasur kujdes në trajtimin e kësaj tematike në shkolla.

Ndonëse një çështje e tillë ende nuk ka gjetur përgjigje nga Ministria e Arsimit, ligjëruesit e Fakultetit Filologjik bëjnë thirrje që kjo lëndë të futet në plan-programet shkollore.Koha.Net.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz