BallinaLajmeArrestohen katër të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

Arrestohen katër të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

Të ngjajshme

Rummenigge: S’ka çmim që mund ta largojë Michael Olisen nga Bayern Munchen?!

Ish-drejtori ekzekutiv i Bayern Munchen, Karl Heinz Rummenigge ka...

BE shpreh keqardhje që Serbia nuk i ka ndjekur ende përgjegjësit e sulmit në Banjskë

Bashkimi Evropian i ka thënë të hënën Radios Evropa...

Mbi 600 mijë euro për sigurinë në KEK, nis vlerësimi i rreziqeve për qindra vende pune

Korporata Energjetike e Kosovës ka dhënë një kontratë për...

Të paktën 14 të vdekur nga rrufetë në Bangladesh pas stuhive sezonale

14 persona humbën jetën pasi rrufet goditën disa pjesë...

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO), pas realizimit të operacionit policor me datë 21.03.2019 ku ishin  konfiskuar 99 armë të vogla,  e ka vazhduar zgjerimin e hetimeve dhe në bashkëpunim të plotë me prokurorin speciale të shtetit dhe me urdhëresë të gjykatës kompetente, sot më 06.09.2019 nga ora 06:00 ka bërë implementimin e planit operativ ‘PAKOJA’,  me ç’rast janë kontrolluar tetë (8) lokacione të ndryshme në katër rajone: Prishtinë, Mitrovicë, Peje dhe Prizren.

Hetuesit e DKHO-së, të mbështetur dhe përkrahur nga Njësitë Speciale Operative, njësitet patrulluese kanë arrestuar katër të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘falsifikim i parave’, të arrestuarit janë:

 

 

·         I.M.       viti i lindjes 1975,       m/k/sh.

·         N.N.     viti i lindjes 1975,       m/k/sh.

N.G.      viti i lindjes 1976,       m/k/sh.

·         V.I.        viti i lindjes 1989,       m/k/sh.

Operacioni është mbështetur edhe nga:  ATK, AKPM dhe Dogana e Kosovës.

Si prova materiale janë sekuestruar: 12379.50 euro, dy pako produkte medicinave vlera rreth 10000 euro, pesë (5) fishekë kalibër te ndryshëm, një llaptop, 8 shtëpiza kompjuteri, një (1) DVR, tre (3) telefona celular, dokumentacion të ndryshëm që mund të përdoren për procedura të mëtejme. Po ashtu janë sekuestruar edhe dy bankënota njëra 50 Euro dhe tjetra 20 euro te cilat dyshohet se janë te falsifikuara.

Me urdhëresë të Prokurorisë Speciale janë ngrirë të gjitha llogarit financiare të të dyshuarve dhe bizneseve të tyre. Po ashtu me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarit e parë janë ndalur në mbajtje për 48 orë, kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz