back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeTragjedia e djeshme/ 2 të vrarë nga dy familjet, ja kur varrosen...

Tragjedia e djeshme/ 2 të vrarë nga dy familjet, ja kur varrosen viktimat

Të ngjajshme

“Jemi gëzuar shumë”, djali i Isni Kilajt pas lirimit të babait

Familja e Isni Kilaj  thotë se lirimin e tij...

Ozil premton se do të vije në Kosovë, nëse…

Mesut Ozil ka premtuar se do të vjen në...

Sylvinho beson te kualifikimi në Botëror: Forca jonë është bindja te lojtarët

Shqipëria po jeton një moment historik dhe në vend...

Avdyli: Kemi pasur fitore bindëse, por ishte e pamundur ta bëjmë qeverinë vet

Ish-deputeti nga lista e LVV-së, pjesë e partisë Guxo,...

Dje gjatë ditës në lagjen “Mati 1” në kryeqytet ka ndodhur një përleshje me armë ndërmjet familjeve Rafuna dhe Mehmeti, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona dhe dy të tjerë janë plagosur.

Mefail Rafuna, është njëri nga personat që ka ndërruar jetë.

Familjarët e viktimës përmes një postimi kanë njoftuar se varrimi i Mefail Rafunës do të bëhet nesër në ora 13:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

“Ju njoftojme se varrimi i më të dashurit tonë, axhës, vëllait Mefail Rafunës, bëhet nesër (e shtunë) në orën 13, në varrezat e qytetit në Prishtinë”, ka shkruar Kastriot Rafuna në Facebook.

Kurse, Bashkim Mehmeti është personi i dytë që gjeti vdekjen si pasojë e plagëve që mori nga plumbat që dyshohet se u shkrepën nga anëtarët e familjes Rafuna.

Familjarët e viktimës kanë njoftuar se Bashkim Mehmeti tashmë i ndjerë do të varroset  nesër në ora 12:00, derisa trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar tre persona të dyshuar.  Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin./ Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz