back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeEdhe kjo deputete e Kuvendit të Kosovës ftohet nga Gjykata Speciale

Edhe kjo deputete e Kuvendit të Kosovës ftohet nga Gjykata Speciale

Të ngjajshme

Rikthehen sërish bashkë Megan Fox dhe Machine Gun?

Pas muajsh ndarjeje, aludimesh dhe thashethemesh për fundin e...

Lushaku e LDK-së: Sot votova kundër qeverisë Kurti. Për Kosovën, jo për pushtetin

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pasi Lëvizja...

​Policia parandalon kontrabandën me mallra në Hanin e Elezit

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitë patrulluese të Drejtorisë Rajonale...

Vetëaksident me BMW në Vermicë, dy femra të lënduara

Dy femra janë lënduar si pasojë e një vetëaksidenti...

“Çfarë do të bëjnë 48 orët e ardhshme?” Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet

Forcat izraelite kryen një sulm preciz ndaj një individi...

Ish deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj ka konfirmuar lajmin se është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

Ajo ka thënë se është ftuar nga Dhomat e Specializuara, të mërkurën më datë 4 shtator ndërsa pritet të udhëtojë për në Hagë në pjesën e dytë të muajit.

“Po është e vërtetë. Ftesën e kam marr pardje si dëshmitare. Më datën 19 shtator kam me shku.Më kanë ftu me telefon një ditë përpara ndërsa të nesërmen më kanë ftu me marr thirrjen me shkrim. Tash po pres kur të vjen koha me shku”, ka thënë Hadërgjonaj për Sinjalin.

Ish deputetja do të intervistohet për të kaluarën e saj gjatë periudhës së luftës.

“Në ftesë shkruan periudha prej 1 janarit 1998 deri me 31 janar 2000. S`kam pas funksion të rëndësishëm. Kam dhënë kontribut sa kam mujtë në procese gjatë luftës”, ka shtuar Hadërgjonaj.

Safete Hadërgjonaj është nga komuna e Deçanit e cila ka marr pjesë në luftën e UÇK-së. Më herët ka qenë veprimtare e LPRK-së e më vonë në Lëvizjes Popullore të Kosovës (1984-1999).

Ajo ka qenë deputete në disa legjislatura që prej vitit 2004.

Hadërgjonaj ka qenë anëtare e Kryesisë së PDK-së që nga vitit 2002.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz