back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeFaqet e PDK’së e bëjnë share një video që mund ta rrezikojë...

Faqet e PDK’së e bëjnë share një video që mund ta rrezikojë jetën e Vjosa Osmanit

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Një faqe e Partisë Demokratike të Kosovës në rrjetin social ‘facebook’, e emëruar me emrin “Rinia Demokratike e Kosovës”, ka shpërndarë një video e cila mund të rrezikojë jetën e kandidates së LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmanit.

Sipas përshkrimit të bërë në video të shpërndarë nga kjo faqe e partisë së Kadri Veselit, flitet për një person të quajtur “Krenar Jahiu”, e për të cilin kjo faqe pretendon  se “ është kushëriri i burrit të Vjosa Osmanit dhe se ka shërbyer për Sllobodan Millosheviqin”, raporton Gazeta Express.

Në fund të videos lihet madje edhe një mesazh në gjuhën angleze “We will find you where you are” apo përkthyer në shqip “Ne do të gjejmë ku je”.

Kjo video është publikuar në kohën kur kandidatja e LDK’së, Vjosa Osmani, ia ka mësyrë garës për t’u bërë kryeministre e Republikës së Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz