back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaJetëSondazhi i 2019 nxjerr këtë qytet evropian më të mirin në botë...

Sondazhi i 2019 nxjerr këtë qytet evropian më të mirin në botë për të jetuar

Të ngjajshme

Ndalimi i kosovarëve nga Serbia, kritikohet qasja e institucioneve të Kosovës

nstitucionet e Kosovës janë kritikuar për mosreagim të duhur...

Zemaj: VV s’ka besuar se do të ndodhë Pavarësia e Kosovës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka...

Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur...

​Çifti polak po shikonte lajmet mbi dronët rusë kur njëri prej tyre qëlloi shtëpinë e tyre

Pensionisti Tomasz Wesolowski po shikonte lajme në televizion për...

Presidentja paguan rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin fillor të vajzave të saj

Shkollimin fillor të vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Vjena mbetet qyteti më i mirë për të jetuar prej 140 qyteteve të renditura nga revista “The Economist”.

Pasi zhvendosi Melburnin, nga vendi i parë më 2018, duke i dhënë fund një rekordi prej shtatë vitesh radhazi, Vjena ruajti pozicionin e saj në krye të sondazhit edhe në vitin 2019.

Dy qytete të tjera australiane shfaqen në dhjetëshen e parë: Sidnej (në të tretin) dhe Adelaide (e dhjeta), ndërsa vetëm një qytet tjetër evropian, Kopenhaga në Danimarkë renditet i nënti.

Qytetet e tjera më të mira për të jetuar janë Osaka dhe Tokio në Japoni, si dhe Vankuver dhe Toronto në Kanada.

Damasku në Sirinë e shkatërruar nga lufta mbeti qyteti i fundit për cilësinë e jetesës, duke u pasuar nga qyteti, Lagos në Nigeri dhe kryeqytetit i Bangladeshit, Daka.

Në mesin e 56 qyteteve që kanë regjistruar përmirësime në renditjen e përgjithshme, gjatë pesë viteve të fundit, është edhe Beogradi, kryeqyteti i Serbisë.

Në 12 muajt e fundit, Beogradi ka kaluar nga vendi i 82 në të 77-in, si rezultat i përmirësimeve në infrastrukturë dhe kujdes shëndetësor.

Renditja e qyteteve për cilësinë më të mirë të jetesës, bëhet në bazë të parametrave si stabiliteti, kultura dhe mjedisi, si kategoritë më të rëndësishme. Më pas merren parasysh edhe kujdesi shëndetësor, infrastruktura dhe arsimi./REL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz