Friday, July 18, 2025
BallinaLajmeBesa Ismaili humb vendin e punës në BIK, pas aderimit në PDK

Besa Ismaili humb vendin e punës në BIK, pas aderimit në PDK

Të ngjajshme

Në Shqipëri zbulohet vendbanimi më i vjetër liqenor në Evropë

Një ekip arkeologësh nga Zvicra dhe Shqipëria, të cilët...

Netanyahu konfirmon arritjen e armëpushimit në Siri: Kemi krijuar një politikë të qartë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu njoftoi sot se është arritur...

Deda: Deklarata e Osmanit në Uashington ishte më e fortë, sot ishte pak më e butë

Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova...

Tahir Batatina ”thumbon” Malishevën pas eliminimit nga Liga e Konferencës

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thumbuar Malishevën pas...

Netanyahu konfirmon arritjen e armëpushimit në Siri: Kemi krijuar një politikë të qartë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu njoftoi sot se është arritur...

Besa Ismaili, profesoreshë në Fakultetin e Studimeve Islame gjatë ditës së djeshme ka aderuar në PDK. Në lidhje me aderimin e saj në këtë parti politike, kanë reaguar nga Bashkësia Islame.

Sekretar i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu për Insajderin ka thënë se me këtë veprim Ismaili ka humbur të drejtën të jetë punëtore e rregullt në BIK.
Kjo për shkak se sipas rregullores së Bashkësisë Islame një veprim i tillë është i dënueshëm, ka thënë Sadriu.

“Ne me qarkore me vendim të kryesisë që e kemi nga 2009-ta, thuhet se nëse dikush angazhohet në partitë politike i shkëputet marrëdhënia me Bashkësinë Islame. Njësoj qëndron edhe ndaj Besa Ismailit nuk do të veprohet ndryshe. Ajo ka të drejt, kurrkush nuk ia ndalon, mirëpo në të njëjtën kohë me qenë punëtore dhe njëjtën me u kyç në parti është e sanksionume me rregulloret tona. Kështu që ajo e humb të drejtën e punëtores së rregullt në Bashkësinë Islame”, ka thënë ai.

E gjatë ditës së djeshme, kryetari i PDK-së Kadri Veseli e ka prezantuar Besa Ismailin, profesoreshë e Fakultetit të Studimeve Islame, si anëtare të kësaj partie.

Ndërsa, Besa Ismaili, ndonëse në rrezik për të humbur vendin e punës në BIK, i është gëzuar shumë aderimit në partinë e Kadri Veselit, parti e cila jo më larg se më 2011 votonte kundër futjes së edukatës fetare në shkolla. Ajo ka thënë se me aderimin në PDK i është plotësuar një ëndërr familjare.

- Advertisement -

Të Fundit