back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeAfrim Muqiqi mbulohet me para (Foto)

Afrim Muqiqi mbulohet me para (Foto)

Të ngjajshme

Këngëtarit të njohur kosovarë, Afrim Muqiqi, ia kanë mbuluar kokën me para në një dasmë të mbajtur së fundi në qytetin e Prizrenit, raporton Portali “Front Online”.

Sipas disa fotografive që i ka siguruar “Front Online”, këngëtari i njohur i muzikës popullore shihet i mbuluar me bankënota prej 50 euro, ku nikoqirët e dasmës dhe mysafirët e pranishëm në këtë aheng familjarë ia kanë lidhur në kokë një shirit, të cilin e kanë mbushur me para.

Sezona e verës është më profitabilja për këngëtarët kosovarë, ku çmimet e këngëtarëve të popullarizuar dhe orkestrës së tyre për një dasmë thuhet se kalon shifrën prej 5000 euro.

Megjithatë, numri i këngëtarëve që paguajnë tatim për Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) është shumë i vogël.

Për shkak të mospagesës së detyrimeve tatimore, mediet në vend në fillim të këtij viti kishin raportuar se disa këngëtarëve kosovarë, mes të cilëve edhe Afrim Muqiqit, i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Përpos Muqiqit, autoritet amerikane, sipas raportimeve mediale, ia kanë refuzuar vizat dhe ia kanë ndaluar hyrjen në SHBA edhe Genës, Shkëlzen Jetishit (Xeni), Majk, etj.

/Front Online/

- Advertisement -

Të Fundit