back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeShpendi bëhet me një ministër në largim

Shpendi bëhet me një ministër në largim

Të ngjajshme

Lista Serbe akuzon KQZ-në për zvogëlim të përfaqësimit në komisionet zgjedhore

Lista Serbe ka lëshuar një reagim, duke akuzuar Komisionin...

Ernest Muçi zyrtarizohet te skuadra e re në Turqi

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi është bërë...

Partia Socialdemokrate (PSD) sot ka thirrur një konferencë për media. Konferenca do të mbahet në ora 11:00 në zyret e PSD-së, raporton Front Online.

Sipas burimeve të Front Online brenda PSD-së në këtë konferencë do të prezantohen aderimet e reja në këtë subjekt politik.

“Front Online” merr vesh se në këtë konferencë do të aderon edhe Ministri në largim i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri  Bytyqi.

Bytyqi deri më tani ka qenë pjesë e NISMA-s për Kosovën që udhëhiqet nga Fatmir Limaj. Përndryshe, gjatë mandatit të kaluar PSD-ja e Shpend Ahmetit ka qenë pjesë e opozitës, përderisa në disa vendime e ka mbështetur qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Me këtë të fundit Ahmeti ka arritur edhe marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Ndryshe, ministri Bytyqi gjatë mandatit dy vjeçar të Qeverisë Haradinaj nuk ka arritur ta realizon asnjë premtim. Me vendimin qe e mori Bytyqi për shkarkimin e bordit të KSHC-së, Agjencioni i Akredimit i Kosovës është larguar nga EQAR. /Front Online/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz